LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite kanë hyrë në spitalin al Shifa të Gaza-s, aty ku dyshojnë se fshihet Hamasi

Forcat izraelite kanë hyrë në spitalin al Shifa të Gaza-s, aty ku dyshojnë se fshihet Hamasi

Ushtria izraelite thotë se ka dorëzuar inkubatorë, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore në spitalin al Shifa, ku “operacioni i saj i synuar” është “ende në vazhdim”.

Forcat izraelite thanë gjatë natës se kishin hyrë në një “zonë të caktuar” të kompleksit mjekësor për një operacion “të saktë dhe të synuar” “kundër Hamasit”, transmeton Telegrafi.

Bastisja erdhi disa orë pasi SHBA-ja mbështeti pretendimet e Izraelit se objekti mjekësor ishte përdorur nga Hamasi si bazë për operacione.


Hamasi – i cili i mohoi kategorikisht pretendimet – fajësoi presidentin amerikan Joe Biden dhe administratën e tij për bastisjen izraelite, duke thënë se “miratimi” i akuzave i kishte dhënë në mënyrë efektive Izraelit “dritën jeshile” për të nisur operacionin.

Megjithatë, në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se nuk i mbështet sulmet ajrore në spital dhe se “nuk donte të shihte” luftime brenda objektit.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu tha se gjatë bastisjes pacientët “duhet të mbrohen”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë në një postim në X, se “operacioni i tyre i synuar është ende në vazhdim”.

“Tani mund ta konfirmojmë se kemi çuar inkubatorë, ushqim për fëmijë dhe furnizime mjekësore, të siguruara nga IDF”.

“Ekipi ynë mjekësor dhe ushtarët që flasin arabisht janë në terren për të siguruar që këto furnizime të arrijnë tek ata në nevojë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori