LAJMI I FUNDIT:

Chloe Sims publikon foto me filtra përkrah Rita Orës, pas reagimeve të fansave i çaktivizon komentet

Chloe Sims publikon foto me filtra përkrah Rita Orës, pas reagimeve të fansave i çaktivizon komentet

Chloe Sims i çaktivizoi komentet e një postimi në Instagram pasi ajo i hutoi fansat duke postuar një foto me shumë filtra me Rita Orën.

Ish- ylli i TOWIE, 42 vjeç, bëri një paraqitje surprizë në festën e ditëlindjes së Leonardo DiCaprio në Beverly Hills të shtunën, duke festuar gjatë natës së bashku me mikun e ngushtë Vas J Morgan.


Brenda eventit ajo pozoi për një foto me Rita Ora, 32 vjeçe, duke shpërndarë postimin në Instagram të hënën, me titull: “Vetëm dashuri dhe respekt në këtë tryezë”.

Megjithatë, dyshja dukeshin ndryshe në postim sesa në fotot e paparacëve, me Chloe me një pamje jashtëzakonisht të kthejllët dhe më të nxiera seç ishin vërtet.

Për festën, Chloe u duk elegante me një fustan maxi të zi të ngushtë.

Ajo e bashkoi pamjen e saj me byzylykë floriri dhe një gjerdan të ngjashëm, ndërsa u kombinua edhe me një palë taka.

Chloe mbërriti me stil teksa e kaloi mbrëmjen me yjet e Los Angelesit, pasi së fundmi shprehu dëshirën për të filluar një jetë të re në Amerikë.

Në ditëlindjen e Leonardos në Beverly Hills u shfaqën edhe Kim Kardashian, Zoe Kravitz dhe i fejuari Channing Tatum dhe Zoe Saldana.

Kjo dalje e saj vjen pasi Chloe dhe motrat e saj Demi dhe Frankie do të kthehen në ekran vitin e ardhshëm me një seri të dytë të “House Of Sims”.

Ish-yjet e TOWIE nënshkruan një marrëveshje vitin e kaluar me vlerë 1 milion funte për t’u bërë Kardashians e reja në sipërmarrjen e re televizive në rritje të “OnlyFans”.

Dhe pas suksesit të madh, Chloe, Demi, dhe Frankie, kanë filluar të xhirojnë hapat e jetës së tyre për sezonin e dytë.

Rita Ora duket magjepsëse në krahët e bashkëshortit Taika Waititi, teksa dyshja marrin pjesë ne festën e ditëlindjes së Leonardo DiCaprios
Lexo po ashtu Rita Ora duket magjepsëse në krahët e bashkëshortit Taika Waititi, teksa dyshja marrin pjesë ne festën e ditëlindjes së Leonardo DiCaprios

Seriali televiziv i cili u shfaq premierë në maj në “OnlyFans TV”, tregon familjen Essex në një dritë të stilit Kardashian.

Si motrat TOWIE, shfaqja sheh vëllain e tyre Charlie Sims, i cili bashkë-krijon dhe prodhon, së bashku me të fejuarën e tij Georgia Shults. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndajnë momente romantike së bashku, gjatë pushimeve të tyre

Magazina
Santiana Maloku vazhdon të befasojë me pozat e mrekullueshme gjatë pushimeve të saj

Santiana Maloku vazhdon të befasojë me pozat e mrekullueshme gjatë pushimeve të saj

Magazina
Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Regjisori i “Notebook” kërkon falje pasi zbuloi se Ryan Gosling dhe Rachel McAdams e urrenin njëri-tjetrin

Magazina
“Po, ende e veshur me bikini, ndonjë kundërshtim?” - Ylli i “Baywatch” Donna D'Erric shfaq figurën fantastike në fotografitë e fundit

“Po, ende e veshur me bikini, ndonjë kundërshtim?” - Ylli i “Baywatch” Donna D'Erric shfaq figurën fantastike në fotografitë e fundit

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Kalo në kategori