LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje të rënda të kryera në Austri – iu sekuestrohen automjete, fishekë e stoli ari

Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje të rënda të kryera në Austri – iu sekuestrohen automjete, fishekë e stoli ari

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, të cilat kanë ndodhur në Austri.

Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore (dhjetor 2022 – janar 2023).


“Puna e hetuesve rajonal është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë, Gjykatën themelore dhe hetuesit nga Republika e Austrisë, kanë arrestuar dy personat e dyshuar”, thuhet në komunikatën për media.

Të arrestuarit janë L.B 31 vjeç, dhe I.V mashkull 27 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Pjesë e aksioneve bëhet e ditur se ka qenë edhe kontrolli i katër lokacioneve, ku nga hetuesit janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari, 156 fishekë dhe dy automjete.

“Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili tash më është i identifikuar”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën

Politikë
Kalo në kategori