LAJMI I FUNDIT:

Në takimin e ministrave në Bruksel, Gërvalla kërkoi qëndrim më të qartë nga BE-ja për sulmin në Banjskë

Në takimin e ministrave në Bruksel, Gërvalla kërkoi qëndrim më të qartë nga BE-ja për sulmin në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kërkuar reagim dhe qëndrim më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Këtë kërkesë ajo e ka bërë teksa ka marrë pjesë në takimin e përbashkët me ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gërvalla pjesë e takimit të ministrave të BE-së: Banjska ka ndryshuar gjithçka
Lexo po ashtu Gërvalla pjesë e takimit të ministrave të BE-së: Banjska ka ndryshuar gjithçka

“Në fjalën e saj, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën e reagimit dhe qëndrimit më të qartë të Bashkimit Evropian ndaj aktit të agresionit të Serbisë dhe dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.


Në prag të këtij takimi, Gërvalla po ashtu ka takuar grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të cilin e përbëjnë shtetet si Austria, Kroacia, Çekia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia.

“Në këtë takim, Ministrja Gërvalla theksoi nevojën për një bashkëpunim më të fortë dhe ndihmë konkrete për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Ministrja paraprakisht bëhet e ditur se ka pasur takim edhe me Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Letonisë, me ç ‘rast ka diskutuar për situatën e sigurisë, të ardhmen evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale në mes vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori