LAJMI I FUNDIT:

Përplasje Alibali–Molliqaj: Sëmundjet e politikës në Shqipëri i ka marrë edhe Kosova

Përplasje Alibali–Molliqaj: Sëmundjet e politikës në Shqipëri i ka marrë edhe Kosova

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë gjithmonë hap debat, siç ndodhi edhe të hënën në studion televizionit publik shqiptar.

Analisti Neritan Alibali dhe kryetari i PSD-së së Kosovës, Dardan Molliqaj, u hoqën paralele mes tensioneve politike në Shqipëri dhe Kosovë për çështje të karakterit kombëtar.


“Nuk kam të drejtën si shqiptar i Shqipërisë të gjykoj nëse Asociacioni është i mirë apo i keq, sepse atë e vendos Kosova vetë. Unë nuk jam me asnjërin: as me Albin Kurtin në Kosovë as me parti të tjera. Ajo që më vjen keq e interpretuar sipas këndvështrimit tim rreth draftit që na është paraqitur, më vjen keq për klasën politike të Kosovës, që ato sëmundje negative, të cilat klasa politike e Shqipërisë i demonstron përditë, i ka marrë edhe klasa politike e Kosovës,” tha Alibali.

Deklarata i referohej edhe aksionit të ditës të Partisë Socialdemokrate para godinës së Qeverisë së Kosovës. Protestuesit e PSD-së vendosën flamuj me yje të mangëta dhe hartën e “cunguar” të Kosovës duke paraqitur komunat që pritet të jenë pjesë e Asociacionit.

“Secili shqiptar ka të drejtë të flasë për Kosovën. Po flasim që në Kosovë të ndërtojmë një entitet paralel. Ti flet për realitetin në Kosovë dhe i jap të drejtë çdo shqiptari të mbështesë cilindo projekt që mendon se është i mirë. Jam kundër dhënies mbështetje. Nuk mund të jesh me Kosovën dhe të mos flasësh për problemet me Kosovën,” tha Molliqaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori