LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në takim me Kurtin: Çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale

Kovaçevski në takim me Kurtin: Çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës, sot ka zhvilluar takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç njoftojnë nga Qeveria e RMV-së, në takimin me Kurtin u rikonfirmuan angazhimet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të thellimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus bashkëpunimin ekonomik.

“Kovaçevski dhe Kurti diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe konfirmuan se integrimi i tregjeve rajonale të energjisë elektrike dhe puna e mëtutjeshme aktive në drejtim të sigurimit të diversifikimit dhe qëndrueshmërisë së burimeve të energjisë është me rëndësi të madhe”.


“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën në rajon, duke iu referuar dialogut Prishtinë-Beograd dhe ranë dakord se çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë që është një kontribut për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së për takimin në mes Kovaçevskit dhe Kurtit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Vlora zgjohet në ujë, disa lagje ende të përmbytura

Vlora zgjohet në ujë, disa lagje ende të përmbytura

Lajme
Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Kurti: Liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin

Lajme
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Lajme
Ish-presidenti shqiptar, Moisiu: Dihet botërisht që sulmi në Banjskë u organizua nga Beogradi

Ish-presidenti shqiptar, Moisiu: Dihet botërisht që sulmi në Banjskë u organizua nga Beogradi

Lajme
Kalo në kategori