LAJMI I FUNDIT:

Mbi një mijë verifikime në shtëpi, Ministria e Financave me këshilla për pensionistët që nuk mund të paraqiten në Zyrat e Pensioneve

Mbi një mijë verifikime në shtëpi, Ministria e Financave me këshilla për pensionistët që nuk mund të paraqiten në Zyrat e Pensioneve

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se po vazhdon zbatimin e projektit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë.

Në kuadër të këtij projekti, ekipet mobile të ministrisë tashmë kanë vizituar mbi 1,100 pensionistë në shtëpitë e tyre në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në mënyrë që pensionistët të cilët nuk mund të paraqiten fizikisht në Zyrat e Pensioneve të vazhdojnë të përfitojnë nga e drejta e tyre për pension.


“Pensionistët nga mosha 80 vjeçare e sipër si dhe pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën po vizitohen nga ekipet mobile në shtëpitë e tyre”, njofton tutje Ministria e Financave.

Kujtojmë se kërkesa për lajmërimin në shtëpi mund të paraqitet nga pensionisti apo ndonjë familjar së paku shtatë ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht.

Lajmërimi mund të bëhet pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve apo në adresën elektronike përkatëse të rajonit, si në vijim:

Rajoni i Prishtinës: pensionet.pr@rks-gov.net

Rajoni i Prizrenit : pensionet.pz@rks-gov.net

Rajoni i Ferizajit : pensionet.fe@rks-gov.net

Rajoni i Gjilanit : pensionet.gji@rks-gov.net

Rajoni i Mitrovicës : pensionet.mi@rks-gov.net

Rajoni i Pejës : pensionet.pj@rks-gov.net

Rajoni i Gjakovës : pensionet.gjk@rks-gov.net

Kërkesa duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:

Eemri dhe mbiemri i pensionistit;

Numri personal i pensionistit;

Numri i telefonit të pensionistit (nëse ka);

Numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe

Adresa e banimit të pensionistit.

“Pas aplikimit, pensionistët/ aplikuesit do të pranojnë konfimimin që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave, pensionistët do të njoftohen 24 orë më herët (përfshirë këtu edhe ditët e vikendit) për realizimin e vizitës nga ekipet mobile”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Financave./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori