Kjo çështje është duke u gjykuar nga gjykatësi Sabit Sadikaj.Avokati i të akuzuarit deklaroi në gjykatë se qëndron në tërësi pranë deklarimeve të dhëna në seancën fillestare të datës 29.07.2023, kur i akuzuari kishte pranuar fajësinë.
Prapa deklarimeve të dhëna në atë seancë u deklarua edhe prokurori i shtetit Eset Rama, por kishte kundërshtime vetëm sa i përket lartësisë së dënimit, duke këruar ashpërsim të dënimit. Gjykata ka aprovuar kërkesën e avokatit për pranimin e fajësisë nga klienti i tij.
I akuzuari Afrim Bajrami ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 30 ditë burgim efektiv.Prokurori i shtetit, Eset Rama kishte parashtruar ankesë mbi bazën se vendimi i shkallës së parë përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi që nuk ishte përpiluar në përputhje të plotë më ligjin si dhe ankesa ishte paraqitur lidhur me lartësinë e dënimit.Në këto rrethana prokurori kishte kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim ose aktgjykimin e shkallës së parë ta ndryshoj dhe të ashpërsoj dënimin, shkruan Kallxo.com.
Kurse mbrojtësi i të akuzuarit kishte kërkuar që të zbutet dënimi, nga burgimi efektiv në dënim me gjobë.Sipas vendimit të apelit të datës 12 shtatorit të këtij viti, është aprovuar ankesa e prokurorisë sa i përket përpilimit të aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë, pasi Bajrami ishte i akuzuar për kanosje kurse në aktgjykimin e Themelores i njëjti është dënuar edhe për veprën penale të dhunës në familje, duke u tejkaluar akuza e prokurori.Gjykata e shkallës së dytë rastin e kishte kthyer në rigjykim.
Kolegji i Apelit përbëhej nga Abdullah Ahmeti, kryetar, Zyhdi Hazri dhe Skender Çoçaj, anëtarë.
Sipas aktakuzës, Afrim Bunjaku më 2 maj të këtij viti rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit, e ka kërcënuar seriozisht deputeten Ariana Musliu Shoshi.
“…sa te vijë në pushim… edhe dy muj i ke jetë midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje 100 përqin kam met pre për sh*** ç*** ata allah ta q*** që të ka martue shko bone ADN-në, e gjon babën q***që të ka pjell ta q*** tokën e nanës që të man ty se qifit yt ni million q*** i qet oj shpiune, shpiune serbo-ruse Allahu të kallt në familje tonë ku të dhem më së shumti mori pro***kralave si ti nuk je votue vorin e nonës ta q*** me pas pak ftyrë nuk ban kështu, 16 mijë i vrau sh*** e t ii përkrah hec cpër serbi… ”.
Sipas prokurorisë, tek dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A