LAJMI I FUNDIT:

Youtuber-i shqiptar dhe influencuesi britanik “shkëmbejnë grushte” në Miami – pamjet bëhen virale

Youtuber-i shqiptar dhe influencuesi britanik “shkëmbejnë grushte” në Miami – pamjet bëhen virale

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, të cilat tashmë janë bërë virale, thuhet se shihet një përplasje fizike ndërmjet një Youtuber-i shqiptar dhe një influencuesi britanik.

Sipas përshkrimit të ngjarjes, bëhet fjalë për dy persona, të cilët veçse kishin pasur përplasje përmes rrjeteve sociale – e cila u kthye në një përplasje fizike, kur ata u takuan në Miami, përcjell Telegrafi.


Pra, siç thuhet më tej, bëhet fjalë për shqiptarin Jon Zherka si dhe britanikun HSTikkyTokky.

HSTikkyTokky është një britanik 22-vjeçar dhe është i njohur gjerësisht për videot e tij për jetën e tij të përditshme.

Ai zakonisht shfaq programe fitnesi dhe ushqimi për audiencën e tij në TikTok, ndërsa transmeton gjithashtu përmbajtjen e tij në platformën Kick.

Ndërsa Zherka shqiptaro-kanadez, që është një YouTuber dhe personalitet i njohur në internet.

Me sa duket, HSTikkyTokky ishte në një restorant në Miami ku ndodhej Zherka dhe të dy fillimisht u grindën, pas së cilës gjë vazhduan edhe me përplasje fizike, duke përfunduar në rrugë.

Mirëpo, më pas disa persona kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë ndërsa videoja që po bën xhiron e internetit është regjistruar nga dikush që ndodhej aty.

Megjithatë, disa nga komentuesit në rrjetet sociale kanë supozuar se mund të jetë një ngjarje “e parapërgatitur” nga ata, siç është thënë “për të fituar like”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Momenti kur alpinisti vrapon për të shpëtuar jetën pasi ndiqet nga lopa

Momenti kur alpinisti vrapon për të shpëtuar jetën pasi ndiqet nga lopa

Fun
Burrat gjermanë me gishtat më të fortë garojnë në “një kampionat të rrallë” të Bavarisë

Burrat gjermanë me gishtat më të fortë garojnë në “një kampionat të rrallë” të Bavarisë

Interesante
Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Një sfidë e cila vë në pah forcën e muskujve është bërë virale në rrjete sociale

Interesante
Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Lista e pazakontë e dëshirave të djalit për ditëlindje tronditi nënën - kjo është çfarë kërkoi ai nga prindërit

Fun
Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Fun
Kalo në kategori