LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen në Portin e Durrësit 270 tonë oriz që vinte nga Vietnami, ka rezultuar i kontaminuar me larva

Bllokohen në Portin e Durrësit 270 tonë oriz që vinte nga Vietnami, ka rezultuar i kontaminuar me larva

Në Portin e Durrësit është bllokuar një sasi prej 270 tonë oriz, që vinte nga Vietnami. Gjatë kontrollit nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka rezultuar se orizi ishte me larva.

Ende nuk dihet nëse sasia e orizit në 15 kontejnerë do të kthehet sërish në Vietnam, apo do të asgjësohet.


Pasi AKU ka kryer analizat e nevojshme, ka dërguar mostrat në laborator, ka rezultuar se e gjithë kjo sasi me oriz, ishte me larvë, e cila nuk ishte e pranueshme për t’u hedhur në treg. Kompania ka pretendimet e saj se larvën mund ta hiqte nëpërmjet pastrimit, e më pas do ta hidhnin në treg.

Ky version nuk është pranuar nga AKU, i cili ka dhënë urdhër që 15 kontejnerët të sekuestrohen deri në kryerjen e të gjitha analizave.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori