LAJMI I FUNDIT:

Erik ten Hag rrezikon që të shkarkohet nga Man United në të njëjtën datë dhe në të njëjtën ndeshje si Jose Mourinho

Erik ten Hag rrezikon që të shkarkohet nga Man United në të njëjtën datë dhe në të njëjtën ndeshje si Jose Mourinho

Erik ten Hag mund të shkarkohet në të njëjtën datë që Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United pasi mundësia e një shkarkimi për Krishtlindje bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Djajtë e Kuq pësuan humbjen e tretë në katër ndeshjet e Ligës së Kampionëve të martën mbrëma teksa humbën 4-3 si mysafir ndaj Copenhagen.

Kjo i lë ata në fund të grupit të tyre dhe në rrezik serioz për t’u eliminuar përpara fazës së eliminimit.


Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'
Lexo po ashtu Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'

Skuadra e Ten Hag po vuan gjithashtu në Ligën Premier duke humbur pesë nga 11 ndeshjet e tyre të para.

Ata janë në vendin e tetë në tabelë, gjashtë pikë larg katër të parave dhe tashmë nëntë më poshtë liderit Manchester City.

Ndeshja e tyre e fundit para pushimit ndërkombëtar vjen në shtëpi me Luton të shtunën.

Manchester United me reagim zyrtar rreth të ardhmes së Ten Hagut
Lexo po ashtu Manchester United me reagim zyrtar rreth të ardhmes së Ten Hagut

Më pas ata gëzojnë një pushim dyjavor, duke u rikthyer në aksion me tri ndeshje jashtë fushe me Everton, Galatasaray dhe Neëcastle.

Pasojnë ndeshjet në shtëpi kundër Chelseat, Bournemouthit dhe Bayern Munich – deri në të cilën Manchester United mund të jetë jashtë Ligës së Kampionëve.

Ata më pas udhëtojnë te rivalët e mëdhenj, Liverpooli më 17 dhjetor – që ishte ndeshja e fundit e mbretërimit të Mourinhos në vitin 2018.

Rritet presioni mbi Ten Hag: Lojtarët e Manchester United bëjnë të ditur qëndrimin e tyre
Lexo po ashtu Rritet presioni mbi Ten Hag: Lojtarët e Manchester United bëjnë të ditur qëndrimin e tyre

Me atë rast, trajneri portugez pa skuadrën e tij duke humbur 3-1 në Anfield më 16 dhjetor, përpara se të shkarkohej dy ditë më vonë.

Dhe Ten Hag mund të pësojë të njëjtin fat muajin e ardhshëm nëse rezultatet nuk përmirësohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori