LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët raportuan për një gropë në një rrugë në Vushtrri, komuna merr masa

Qytetarët raportuan për një gropë në një rrugë në Vushtrri, komuna merr masa

Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë kishin raportuar në platformën ndreqe.com për një gropë në një rrugë të kësaj komune.

E, sipas ndreqe.com përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Komuna ka reaguar duke bërë sanimin e këtij problemi.


“Një ankesë për gropë në rrugë e raportuar nga qytetarët e Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare, është rregulluar nga komuna. Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe zgjedhni raportimet e rregulluara nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në postimin e ndreqe.com.

Ndërkaq, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj.

Ndryshe, qytetarët e komunave të ndryshme po vazhdojnë raportimet e tyre në platformën “Ndreqe.com”, ku më pas institucionet përgjegjëse marrim veprime për rregullimin e problemeve. /Telegrafi/