LAJMI I FUNDIT:

Nuk kalon rezoluta e AAK-së për rritjen e koeficientit të pagave, LVV voton kundër

Nuk kalon rezoluta e AAK-së për rritjen e koeficientit të pagave, LVV voton kundër

Rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro, nuk ka arritur të kalojë në Kuvend.

Nga 84 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 52 kanë votuar kundër, 28 kanë votuar për ndërkaq kanë abstenuar katër deputetë.

Tahiri thirrje deputetëve: Votojeni rezolutën e AAK-së për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro
Lexo po ashtu Tahiri thirrje deputetëve: Votojeni rezolutën e AAK-së për rritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro

Për kanë votuar deputetët e opozitës, ndërsa ata të mazhorancës e kanë kundërshtuar këtë rezolutë.

Ndryshe, para nisjes së seancës së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë rezolutën për rritjen e koeficientit.

Tahiri duke e bërë këtë kërkesë ndaj deputetëve, ka thënë se gjendja ekonomike në vend është e rëndë.

“Fakti që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj. Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po kërkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se është tepër me rëndësi që sot Kuvendi të votojë rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129. Deputetë, mos këqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës

Prishtina Ticket
Kalo në kategori