Pendarovski: Avokati i Popullit si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të kontribuojë në reformat e shërbimeve të sigurisë
“Si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kemi përgjegjësinë që puna e shërbimeve të sigurisë të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe nën kontrollin e institucioneve politike demokratike, por edhe të institucioneve të pavarura për mbikëqyrje, si dhe të shoqërisë civile, me qëllim që shërbimet e sigurisë të kryejnë funksionin e tyre duke respektuar parimin e shtetit ligjor dhe duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, theksoi në fjalën e tij, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në konferencën ndërkombëtare “Roli mbikëqyrës i Avokatit të Popullit mbi strukturat e inteligjencës dhe sigurisë”.
Ai theksoi se si një vend që në tre dekadat e fundit ka pasur disa përvoja jashtëzakonisht negative në të cilat janë përfshirë shërbimet e sigurisë dhe që kanë shkelur masivisht të drejtat dhe liritë e njeriut, mbi të gjitha, të drejtën për privatësi, ata kanë përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve që të krijojnë mekanizma të qëndrueshëm për mbikëqyrje dhe kontroll, për të mos përsëritur kurrë abuzimet flagrante të shërbimeve për interesa personale dhe partiake që kemi parë jo shumë kohë më parë.
Presidenti Pendarovski theksoi se shërbimet e sigurisë nuk kanë pasur reforma të mira, siç tha ai, nga periudha e fitimit të pavarësisë dhe kalimit në një demokraci pluraliste.
“Për shumë vite pas pavarësisë, shërbimet e sigurisë u trajtuan në heshtje si një instrument për të kontrolluar kundërshtarët politikë, në vend se si institucione shtetërore përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Mantra e vjetër e kohës së socializmit se shërbimet janë “shpata në duart e partisë” vazhdoi të funksiononte në formë të modifikuar në sistemin shumëpartiak, ku gjatë ndërrimit të qeverisë, marrja në kontroll e shërbimeve ishte prioritet kryesor politik. Edhe një pjesë e pjesëtarëve të shërbimeve nuk i kanë rezistuar kësaj praktike antidemokratike, por në përpjekje për të ruajtur pozitat, karrierën dhe privilegjet e tyre, shpeshherë janë vënë në shërbim të strukturës aktuale në pushtet”, tha Pendarovski.
Ai vuri në dukje se pikërisht kjo është arsyeja pse skandale të njëjta ose të ngjashme kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore dhe pse struktura organizative, e veçanërisht praktika operacionale e shërbimeve, nuk pësoi ndryshime të rëndësishme për një kohë të gjatë.
Kreu i shtetit theksoi se vitet e fundit janë bërë reforma të cilat, siç thotë ai të paktën në nivel legjislativ, kanë sjellë ndryshime pozitive në organizimin dhe punën e shërbimeve.
Presidenti shtoi se pas më shumë se 25 vitesh, u miratua Ligji i ri për Agjencinë e Inteligjencës, i cili ishte bazë për një reformë të thellë të këtij shërbimi, për të përmbushur efektivisht rolin e tij në një kohë të sfidave jashtëzakonisht komplekse gjeopolitike rajonale dhe globale.
Por sipas tij, edhe pse ka progres, nuk mund të thuhet se reformat në sistemin e sigurisë kanë përfunduar, në fushën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të punës së shërbimeve.
Ai theksoi se institucioni i Avokatit të Popullit ka kompetencë të kërkojë përgjigje nga institucionet e qeverisë pas ankesave të qytetarëve, duke përfshirë kontrollimin e informacionit të klasifikuar me të cilin kryesisht punojnë shërbimet e sigurisë, të bëjë vërejtjet dhe rekomandimet e veta për institucionet e Qeverisë, jo vetëm bazë për raportet e mediave, por edhe një instrument për rritjen dhe ndryshimin e ndërgjegjësimit publik.
“Avokati i Popullit, si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të garantuara me kushtetutë të qytetarëve, mund të iniciojë Prokurorinë dhe zhvillimin e procedurës përkatëse penale nëse gjatë kryerjes së funksionit mbikëqyrës vlerëson se ka bazë për dyshime, se është kryer vepër penale nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre. Këto kompetenca, nga këndvështrimi i opinionit, nuk janë as të vogla dhe as që mund të neglizhohen apo të margjinalizohen lehtë nga institucionet dhe zyrtarët e lartë në to”, tha Pendarovski.
Presidenti theksoi mbështetjen e plotë të institucionit të Avokatit të Popullit dhe inkurajoi atë që në të ardhmen të ketë një qasje edhe më proaktive dhe madje të inicojë procedura që përfundimisht do të ndihmojnë në krijimin e një kulture të re juridike dhe politike për vendin dhe rolin e duhur të sigurisë në shërbim të demokraci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A