LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë

Arrest shtëpiak ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj arrest shtëpiak Maliq Berishës, drejtor i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Keqpërdori detyrën zyrtare – ndalohet për 48 orë drejtori i Shërbimeve Publike të Fushë Kosovës, Maliq Berisha
Lexo po ashtu Keqpërdori detyrën zyrtare – ndalohet për 48 orë drejtori i Shërbimeve Publike të Fushë Kosovës, Maliq Berisha

“Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.


Të pandehurit M.B  i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për të pandehurin M.B”, ka thënë Gashi.

Maliq Berisha është ndaluar ditë më parë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje thuhej se ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori