LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdori detyrën zyrtare – ndalohet për 48 orë drejtori i Shërbimeve Publike të Fushë Kosovës, Maliq Berisha

Keqpërdori detyrën zyrtare – ndalohet për 48 orë drejtori i Shërbimeve Publike të Fushë Kosovës, Maliq Berisha

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar Maliq Berishën, drejtor i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.


I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë./Telegrafi/