LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama propozoi që Radoiçiqët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës

Berisha: Rama propozoi që Radoiçiqët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës
LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Sipas Berishës, Kryeministrit Edi Rama ka bërë një propozim përçarës për Asociacionin duke kërkuar vendosjen e Millan Radoiçiqit si komandat të policisë.


“Ju e patë propozimin e Pashiqit për Kosovën. E patë se si Pashiqi shqiptar propozonte që Radoiçiqët të bëheshin komandantë policorë të Kosovës. E patë besoj.Dhe ka kurajën ta publikojë edhe pasi Radoiçiqi doli udhëheqës i një grupi terrorist”, tha Berisha në një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera vazhdoi me akuzat kundër Ramës dhe prokurorisë në përpjekje për tu mbrojtur nga akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi të.

“A e dini çdo të thotë që komandanti i policisë që jep Asociacioni i komunave të zgjidhet nga një listë që i jep Lista Serbe?! A mund të tolerohet ky Pashiq?! Çdo ditë që kalon, ky dëmton interesat jetike të shqiptarëve. Ju kujtohet se si anuloi takimin me qeverinë e Kosovës, si u vërsul me tërbim kundër Albin Kurtit, sepse kishte dorëzuar draftin ku Radioçiqi të emërohej komandant i policisë…, tha Berisha.

“U bë mirë që doli, se çfarë bëri ky? Ky serviri si të vetin draftin franko-gjerman. Në të vërtetë drafti i tij- në atë kohë unë u thashë se ishte shkruar në Beograd, se ky nuk mund ta nxirrte kurrë vetë, por ky e faktoi vetë. Se kaq është ajo, të caktohej komandant i policisë së komunave të Asociacionit, njëri nga lista që do jepte Vuçiçi. Dhe ai do jepte një Radioçiq. Se mos ka vetëm një Radioçiq aty! Ka edhe të tjerë terroristë të tjerë aty”, tha Berisha.

“Ju sugjeroj të shkoni njëherë në Mitrovicën e veriut, shkoni dhe shihni çfarë ndryshimi rrënjësor sot. Dhe serbët po e gëzojnë më shumë se të tjerët atë ndryshim. Absolutisht. Dalin të qetë, serbët dhe shqiptarët pinë kafe në kafenetë e tyre, shëtisin në rrugët e tyre. Nuk janë më bandat e Radioçiqit, Vuçiqit dhe Edi Ramës që bënin trafiqe për llogari të tyre”, tha Berisha.

“Dhe ky këtu e di shumë mirë se ka informacion, sigurisht kemi ambasadë, ka informacion direkt nga autoritetet e Kosovës, ky e quan, thotë toka e askujt, veriu i Kosovës, në një kohë kur veriu i Kosovës është toka e shtetit ligjor. Jo një, por shumë informacione njëri pas tjetrit më vijnë që aty jeta është normalizuar”, shtoi ish-kryeministri.

“Vërtet ka një prani policore tek-tuk më shumë se normalisht, por njerëzit rrinë të qetë, lëvizin të qetë, njerëzit nuk pengohen dhe popullata është e kënaqur. Nuk qe e rastit që popullata serbe në ato komuna nuk doli të rrëmbejë armët. Se e dinte se ata janë banda. Ata e shihnin dhe e shohin se po manipulohen nga një politikan kriminal që e ka vendin në Hagë si Aleksandër Vuçiq dhe argati i tij, Edi Rama. Beteja ndaj tij është emergjencë kombëtare”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori