LAJMI I FUNDIT:

Von der Leyen: Zbatimi për draft-statutin e Asociacionit do të jetë hap i madh përpara

Von der Leyen: Zbatimi për draft-statutin e Asociacionit do të jetë hap i madh përpara

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha sot se Kosova ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkangjitur BE-së.

Von der Leyen këto komente i bëri në një konferencë për media, ku u prezantua Raporti i Progresit për Kosovën dhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.


“Zbatimi i draft-statutit që Kosova e ka marrë për Asociacionin do të jetë një hap i madh përpara. Mendoj nëse e shikojmë Kosovën e Serbinë është më rëndësi për në qe secili është vend unik dhe të ec drejt BE-së dhe jo për tu lidhur me njëri tjetrin”, tha ajo në konferencë për media.

Ndërkaq, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhely, tha për Kosovën rruga evropiane po vjen përmes dialogut të suksesshëm.

Ndryshe, sot u prezantua Raporti i Progresit për Kosovën.

Në raport përmendet fillimisht dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast Komisioni Evropian ka qortuar dy vendet për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Pastaj flitet për agjendën e Qeverisë për reforma, ku theksohet si sfidë “mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak dhe mosmarrëveshjet brenda shumicës”. Po ashtu, në raport përmendet edhe bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Mes tjerash flitet edhe për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, “që përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori