LAJMI I FUNDIT:

145

145
Julian Beck dhe Judith Malina

Poezi nga: Julian Beck
Përktheu: Fadil bajraj

ëndrrat nuk janë veprime
poezitë janë

dua të veproj
si poezia
një libër nuk e ndryshon botën


rezistenca paqësore (m k gandhi)
drejtësia politike (w godwin)
p i palidhur (p b shelley)
vajtimet, summa theologica, uliksi, diskurset, shteti dhe
revolucioni, haggadah, analektet, teoria e relativitetit,
ulërima, ngushëllimi i filozofisë, etika (b spinoza), kapitali,
ndihma reciproke, imponimi i moralit seksual,
të gjitha këto e ndryshojnë botën
ama një libër nuk mjafton
as një grevë
as një puthje
as një gjuhë në zuzën e madhe të botës

kjo është arsyeja pse ne flasim kaq shumë për unitetin
që është thelbi i poezisë
dhe mbase një kuptim i mundshëm i zotit.

/Telegrafi/