LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Singapor: Kosova ka nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera

Osmani në Singapor: Kosova ka nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Bloomberg-ut – një ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore në fushën e ekonomisë.

Në fjalimin e saj ajo ka thënë se Kosova ka nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera.

Osmani tutje ka thënë se Kosova është e angazhuar për të siguruar vendin e saj të merituar në komunitetin ndërkombëtar.


“Si vendi më i ri në Evropë, kemi nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera dhe jemi angazhuar për të siguruar vendin tonë të merituar në komunitetin ndërkombëtar. Me kërcënimet gjithnjë në rritje të sigurisë, bashkëpunimi nuk është më zgjedhje, është i domosdoshëm”, është shprehur presidentja.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Singapor, ku gjatë ditës së martë ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë globale e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori