LAJMI I FUNDIT:

Persona të armatosur kanë tentuar të rrëmbejnë vajzën e porsalindur të Neymar në Sao Paulo

Persona të armatosur kanë tentuar të rrëmbejnë vajzën e porsalindur të Neymar në Sao Paulo

Prindërit e të dashurës së Neymar, Bruna Biancardi, u lidhën dhe u grabitën në një tentativë për rrëmbimin e vajzës së saj të porsalindur në Sao Paulo.

Rezidenca Biancardi, e vendosur në komunën e Cotia, u sulmua nga një bandë kriminale të martën.

Gazeta R7 raporton se të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin të armatosur, po kërkonin Bianciardin dhe vajzën e çiftit, Mavie. Asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja dhe as ylli i Brazilit, Neymar.


Prindërit e Bianciardit, megjithatë, ishin në vendngjarje kur të dyshuarit hynë në shtëpi. R7 raporton se çifti ishte i lidhur në shtëpinë e tyre, por nuk mendohet të jetë lënduar nga sulmi.

Pamjet e ngarkuara nga Garda Civile Komunale e Brazilit (GCM) tregojnë tre të dyshuar që arrijnë në shtëpi me një makinë. GCM zbuloi se një individ, aktualisht në paraburgim, është banor i të njëjtës godinë ku banonin prindërit e Brunas, duke u dhënë atyre akses për të organizuar sulmin.

Kështu vetëm një person ka mbetur i arrestuar nga autoritetet. Dy të tjerët arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes duke grabitur një numër sendesh të Biancardit, duke përfshirë çanta luksoze, ora dhe stoli.

Globo raporton se autori i dytë është identifikuar por nuk është kapur, ndërsa i treti është në kërkim. Neymar, i cili së fundmi iu nënshtrua një operacioni në gju , ende nuk ka komentuar mbi incidentin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Premier League
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori