LAJMI I FUNDIT:

Selena Gomez nxit reagimin e fansave pasi marka e saj “Rare Beauty” njoftoi donacione për Palestinën

Selena Gomez nxit reagimin e fansave pasi marka e saj “Rare Beauty” njoftoi donacione për Palestinën

Selena Gomez kohët e fundit përdori platformën e saj të markës kozmetikës “Rare Beauty” për të dërguar një mesazh përmes mediave të saj sociale në lidhje me krizën humanitare në Gaza dhe njoftoi se marka do të bënte donacione për ata në nevojë, megjithatë, fansat e saj nuk e morën mirë.

Instagrami i markës bëri një postim ku shkruhej: “Kriza humanitare në Gaza, të shkatërruar nga imazhet dhe raportet që vijnë nga Lindja e Mesme”.


“Mijëra civilë palestinezë të pafajshëm janë vrarë në sulmet ajrore izraelite dhe miliona civilë janë zhvendosur dhe lënë pa akses në ushqim, ujë, ilaçe ose nevoja themelore për mbijetesë”, vazhdoi deklarata.

Foto: Getty Images

Marka deklaroi hapur se do të mbështeste banorët e Gazës: “Një numër i madh i këtyre viktimave janë fëmijë. Civilët palestinezë duhet të mbrohen, pikë”.

Megjithatë, kompania nuk e la palën izraelite të padëgjuar: “Ne mbetemi zemërthyer nga sulmi i tmerrshëm terrorist kundër civilëve të pafajshëm në Izrael më 7 tetor, shumë prej tyre edhe fëmijë. Nuk ka asnjë situatë ku sulmet ndaj civilëve janë të pranueshme”.

Pas deklarimit të kontekstit, marka përmendi se nuk ishte vetëm për rritjen e ndërgjegjësimit, por diçka duhej bërë.

“Rare Beauty” do të bëjë donacione për Shoqatat Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe – Magen David Adom, & Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze – të cilët po ofrojnë kujdes urgjent në terren. Ne gjithashtu do t’i dhurojmë UNICEF-it për të ndihmuar në marrjen e ndihmës urgjente mjekësore dhe burimeve për fëmijët e Gazës”, thuhej tutje në postimin e markës.

Pas gjithçkaje që shpjegoi kompania dhe pavarësisht nga argumentet e paraqitura, shumë fansa e akuzuan aktoren se po ‘ndihmonte terroristët’.

“Ky postim është kaq i ngatërruar. Është sikur të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor, por ju lejohet të jeni të shëndetshëm mendërisht vetëm nëse ju ‘je palestineze”, ka shkruar një komentues.

E lodhur nga reagimet e ndjekësve, Selena Gomez thotë se po largohet nga Instagrami
Lexo po ashtu E lodhur nga reagimet e ndjekësve, Selena Gomez thotë se po largohet nga Instagrami

Një tjetër fanse e quajti atë një mbështetëse të terrorit: “Ndaloni së mbështeturi terrorin. Hamasi është ISIS dhe përdorni popullin e Gazës si mburojë njerëzore. Përdorni platformën tuaj për të shkuar kundër Hamasit. ju zgjodhët anën e gabuar të historisë” .

Madje disa të tjerët e morën sikur e gjitha të ishte një marifet publicitar, në vend që të duartrokisnin një donacion në një krizë humanitare.

Theksojmë që Gomez është themeluesja dhe drejtoresha e “Rare Beauty”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Të mbajta për dore që 7 vjeçe, ti ke thyer rregulla e tabu

Sabri Fejzullahu i bën një dedikim Adelina Ismailit: Të mbajta për dore që 7 vjeçe, ti ke thyer rregulla e tabu

Magazina
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Magazina
Kalo në kategori