LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria e shfrytëzon Samitin e OSBE-së për krim

Mickoski: Qeveria e shfrytëzon Samitin e OSBE-së për krim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë në lidhje me organizimin e Samitit të OSBE-së, që duhet të mbahet në fund të vitit.

Mickoski tha se Qeveria edhe këtë ngjarje të madhe e përdor për krim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Epo, edhe nga një ngjarje si kjo, që duhet të nënkuptojë mundësi për diplomatët e lartë të huaj për të parë bukuritë e Maqedonisë dhe kryeqytetit, me çmimet që tregojnë ata kanë arritur të ngjallin dyshime për krim. As shtetet më të pasura në botë nuk mund të konkurrojnë me ta sepse janë disa herë më të larta se ato që mund të gjenden në treg”, tha Hristijan Mickoski gjatë një vizite në Komunën e Resnjës.


Ai shtoi se “i vjen keq që edhe në momentet e fundit të mandatit, Qeveria aktuale tregon se janë kriminelë të thjeshtë”.

“Më vjen keq që edhe në momentet e fundit të këtij mandati tregojnë dhe dëshmojnë se janë thjesht kriminelë ordiner. Asgjë më shumë se kriminelë të zakonshëm. Dhe kjo sjellje është vërtet e dënueshme”, ka theksuar Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori