Krerët e 18 agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të mëdha të ndihmës lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët të dielën duke bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në Izrael dhe territoret palestineze.
“Kanë kaluar 30 ditë. Mjaft është mjaft. Kjo duhet të ndalet tani”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga krerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF, CARE International, Save the Children, Programi Botëror i Ushqimit dhe Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), ndër të tjera.
Nënshkruesit e quajtën sulmin e 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, i cili vrau më shumë se 1,400 njerëz dhe zhvendosi dhjetëra mijëra, “të tmerrshëm” dhe thanë gjithashtu se vrasja e civilëve në Gaza ishte një “mizori”.
Më shumë se 9,700 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze në Ramallah, duke përdorur të dhëna të marra nga burime mjekësore në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.
“Një popullatë e tërë është e rrethuar dhe e sulmuar, i mohohet qasja në gjërat thelbësore për mbijetesë, bombardohet në shtëpitë e tyre, strehimoret, spitalet dhe vendet e adhurimit. Kjo është e papranueshme”, thuhet në deklaratë.
Autorët theksuan gjithashtu numrin e viktimave nga punonjësit e ndihmës.
“Dhjetëra punonjës të ndihmave janë vrarë që nga 7 tetori, duke përfshirë 88 kolegë të UNRWA – numri më i madh i vdekjeve të Kombeve të Bashkuara të regjistruar ndonjëherë në një konflikt të vetëm”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Iraku legalizon pedofilinë
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Mashkull dhe femër në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!