LAJMI I FUNDIT:

Vritet 34-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u qëllua për “motive xhelozie”

Vritet 34-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u qëllua për “motive xhelozie”

Një 34-vjeçar shqiptar, që u qëllua me armë zjarri një ditë më parë në Italia, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në spital.

Të shtunën, rreth orës 16:30, Klaudio Myrtaj u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes, pranë një punishte zdrukthëtarie.

Ai u dërgua në spitalin e Cuneos, ku ndërroi jetë më pas.


Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit.

Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi, ndërsa armën e ka përdorur me silenciator.

Sipas mediave italiane, dyshohet se krim nisi për motive të dobëta xhelozie.

Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.

34-vjeçari kishte dy vite që jetonte në Itali dhe punonte në kantieret e rrugëve, duke bashkëpunuar herë pas here edhe me zejtarë vendas.