LAJMI I FUNDIT:

Nëna raporton në polici djalin, theu xhamin e derës së hyrjes në shtëpinë e tyre

Nëna raporton në polici djalin, theu xhamin e derës së hyrjes në shtëpinë e tyre
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë.

Siç njofton policia, i dyshuari ka thyer xhamin e derës së shtëpisë së tyre dhe rasti është raportuar nga nëna e tij.


“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari kosovar i ka dëmtuar-thyer xhamin e derës së hyrjes të shtëpisë së tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Rasti ka ndodhur më 3 nëntor. /Telegrafi/