LAJMI I FUNDIT:

Copa Libertadores apo Liga e Kampionëve? Marcelo zgjedh trofeun më të rëndësishëm në karrierën e tij

Copa Libertadores apo Liga e Kampionëve? Marcelo zgjedh trofeun më të rëndësishëm në karrierën e tij

Mbrojtësi veteran Marcelo, fitoi titullin e Copa Libertadores me klubin e fëmijërisë Fluminense të shtunën.

Skuadra braziliane fitoi titullin e saj të parë në kompeticionin e klubeve të Amerikës së Jugut CONMEBOL për herë të parë në historinë e saj pasi mundi Boca Juniors të Argjentinës me rezultat 2-1 në kohën shtesë.


Mbrojtësi 35-vjeçar fitoi jo vetëm Ligën e Kampionëve pesë herë në 16 sezonet e tij me Real Madridin, por edhe gjashtë tituj të La Ligës, pesë Superkupa të Spanjës, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane dhe dy trofe të Copa del Rey.

Por braziliani e ka cilësuar triumfin me klubin brazilian si më të rëndësishëm se sa ai me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Në përgjithësi, Marcelo ka fituar 18 nga 21 finalet ku ka luajtur me klubin e tij.

Marcelo, i cili e nisi nga fillimi finalen e së shtunës dhe u zëvendësua në pjesën e parë, u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë në shkurt pas një aventure me skuadrën greke Olympiacos, pas largimit të tij nga gjigantët spanjollë.

“Real Madridi do ta kuptojë. Është trofeu im më i rëndësishëm në nivel klubi, sepse është klubi që më rriti”, ka thënë Marcelo fillimisht për ESPN.

120 minuta lojë, tre gola, dy kartonë të kuq: Fluminense fiton ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores
Lexo po ashtu 120 minuta lojë, tre gola, dy kartonë të kuq: Fluminense fiton ndaj Boca Juniors në finalen e Copa Libertadores

“Po fitoj një titull shumë të rëndësishëm me klubin tim të preferuar, klubin që më dha të gjitha mjetet për të pasur këtë karrierë që kam, me punonjësit që më panë të rritesha. Nuk ka asgjë më shpërblyese se kaq”.

Triumfi në Copa Libertadores si dhe në Ligën e Kampionëve do të thotë që Marcelo i është bashkuar një grupi prej 15 lojtarësh duke përfshirë Ronaldinhon, Neymar dhe Julian Alvarez, që ka fituar të dy turnetë ndërkontinental të klubeve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Sport

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori