LAJMI I FUNDIT:

​Ushtarët amerikanë do të kryejnë trajnimin e aviacionit në Babaj të Bokës

​Ushtarët amerikanë do të kryejnë trajnimin e aviacionit në Babaj të Bokës

Ushtarët amerikanë të caktuar në ekipin e Komandës Rajonale të Forcave të Kosovës (KFOR)-Lindje (RC-Lindje), do të kryejnë kërkesat e tyre vjetore për qitje të aviacionit në një poligon në Zonën e Trajnimit Babaj Bokës në Babaj të Bokës, nga 6 deri më 10 nëntor, 2023.

Ngjarja e trajnimit të gjuajtjes do të përfshijë pilotë nga Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane dhe helikopterë amerikanë nga Aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të përmbushen kërkesat vjetore të specifikuara të njësive të aviacionit të ShBA-së, raporton Klan Kosova.


KFOR-i RC-East përfshin dhjetë vende partnere kontribuuese që punojnë ngushtë me agjencitë ndërkombëtare të ndihmës për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Misioni i saj është të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në mënyrë të vendosur, të drejtë dhe të paanshme, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Forca e Kosovës (KFOR) është një mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende, që ka mbajtur një prani të qëndrueshme që nga viti 1999, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Misioni i KFOR-it dhe Komandës Rajonale -Lindja është që të mbajë një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe lirinë e lëvizjes, duke siguruar paqe dhe stabilitet në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori