LAJMI I FUNDIT:

Sinani i reagon Arifit pasi e kritikoi Kurtin: I paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare

Sinani i reagon Arifit pasi e kritikoi Kurtin: I paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se Albin Kurti është jozyrtarisht person “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Arifit, të gjithë e dinë se raportet e Kurtit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë nuk janë të mira. Ai tutje është shprehur se kreu i ekzekutivit kosovar duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.


Arifi: Kurti të tregojë pse raportet e tij me Mitsotakis janë më të mira sesa me Ramën
Lexo po ashtu Arifi: Kurti të tregojë pse raportet e tij me Mitsotakis janë më të mira sesa me Ramën

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Sinani duke thënë se Arifi duhet ta falënderojë kryeministrin Kurti për mbështetjen që po i jep Luginës së Preshevës.

Sipas saj, kryetarit të Preshevës “i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”.

“Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti. Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”, ka shkruar Sinani në platformën “X”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori