LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e plakjes së popullsisë në Shqipëri, në 6 muaj 10 mijë foshnja dhe 23 mijë pensionistë

Pasojat e plakjes së popullsisë në Shqipëri, në 6 muaj 10 mijë foshnja dhe 23 mijë pensionistë

Në 6-mujorin e parë të këtij në Shqipëri viti numri i personave që trajtohen me pension pleqërie, u rrit me gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Në vend janë rreth 500 mijë njerëz që trajtohen me pension pleqërie. Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve  punuan në vitet e tranzicionit dhe kanë probleme me përmbushjen e kushteve për pension të plotë.

Shumë shpejt të moshuarit që aktualisht jetojnë në varfëri dhe në mungesë perspektive do të jenë gjenerata e së ardhmes. Me këto ritme mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% e popullsisë së vendit, shkruan Top Channel.


“Po kthehet në një gangrenë të pariparueshme shtimi i popullsisë së moshuar dhe largimi i popullsisë së re. Emigracioni shqiptar nuk është vetëm masiv, por është emigracioni i të rinjve, madje i të rinjve që ‘riprodhohen’ në emigrim, jo në Shqipëri. Shtimi i popullsisë së moshuar kushtëzohet edhe nga fakti se në thelb është rritur mosha mesatare e popullsisë dhe pensionistët jetojnë më gjatë se më parë, ndaj dhe numri i tyre shtohet vazhdimisht.

Zgjidhja janë politika dhe shumë iniciativa të cilat stimulojnë qëndrimin e të rinjve në vend dhe frenimin e të rinjve, pasi perspektiva e vendit janë të rinjtë. Janë mbi 60 mijë pensionistë që aktualisht punojnë, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë e situatës, por një lehtësim i sforcuar. Natyrisht ata punojnë pasi kanë përvojë të mjaftueshme profesionale dhe e kanë një zgjidhje të nevojshme në kushtet kur pensionet janë shumë të ulëta dhe nuk mjaftojnë për të bërë një jetë dinjitoze si pensionistë”, shprehet sociologu Edmond Dragoti.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të faktit që ekuilibri mes personave që dalin në pension dhe bebeve që lindin, po zhbalancohet përditë e më shumë. Nëse në 6-mujorin e parë të këtij viti, 23 mijë persona dolën në pension, në të njëjtën periudhë rreth 10 mijë fëmijë erdhën në jetë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori