LAJMI I FUNDIT:

Më në fund “martohet” Teta Gjyli

Më në fund “martohet” Teta Gjyli
Foto: Me Gjylen/YouTube

Ka tash e sa javë që ka nisur sezoni i ri i serialit humoristik “Gjyla përsëri në fshat”.

Në episodin e tretë të publikuar këtë të premte, Gjyla më në fund ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe martohet.


Pas rikthimit në fshat, ajo është ritakuar me dashurinë e saj të vjetër – Seladinin, me të cilin pas pak kohësh njohje është martuar.

"Gjyla përsëri në fshat" rikthen pas shumë vitesh në serial Xhejlane Godancin
Lexo po ashtu "Gjyla përsëri në fshat" rikthen pas shumë vitesh në serial Xhejlane Godancin

Në këtë episod, fansat e karakterit Teta Gjyli, mund ta shohin më në fund atë të veshur me vellon e nusërisë, teksa i jep fund beqarisë në një dasmë të madhe në fshat.

Por se si do të vijojë historia e këtij çifti të çuditshëm në vazhdim, kjo mbetet të shihet në episodet e ardhshme. /Telegrafi/