LAJMI I FUNDIT:

Protestohet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Protestohet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Të premten para Prokurorisë Speciale të Kosovës është mbajtur protestë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Protesta u organizua dy ditë para se të bëhen 7 vjet nga vdekja e Deharit.

“U mbajt pa gjykim, po mbahet pa hetim”, “ Ne jemi Astrita”, “Prokurori mos flej, heto rastin”, “Drejtësi për Astritin” janë disa nga mesazhet e protestuesve.


Protesta u kryesua nga familja e Astrit Deharit dhe avokati i tyre, Tomë Gashi, të cilët akuzuan prokurorinë për fshehje e manipulim të rastit.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka mbi 5 vjet që e ka marrë këtë rast dhe pasnesër që bëhen 7 vjet nga hetimi i këtij rasti, nuk e ka përfunduar rastin ashtu siç provat tregojnë. Prokuroria e din më mirë se të gjithë ne sepse i kanë të gjitha provat se Astrit Dehari është vra”,tha avokati Gashi.

Më 4 gusht të vitit 2016 objekti i Kuvendit të Kosovës u sulmua me një granatë dore. Me 30 gusht të atij viti, Policia kishte arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si të dyshuar për kryerjen e sulmit. Një nga ta ishte Astrit Dehari.

Bashkë me të tjerët, Astriti kishte përfunduar në paraburgim në Prizren, teksa priste për një aktakuzë, ngritjen e së cilës nuk e përjetoi. Me 5 nëntor të vitit 2016, Astrit Dehari, u gjend i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori