LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Gruevski shpëton edhe në një lëndë, ndërpritet procedura penale për rastin “Trajektorja”

Nikolla Gruevski shpëton edhe në një lëndë, ndërpritet procedura penale për rastin “Trajektorja”

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot e ndërpreu procedurën penale për rastin “Trajektorja”.

Ky vendim vjen pas propozimit të Prokurorisë Publike, që vjen si pasojë e ndryshimeve në Kodin Penal, ndërsa shpenzimet e procedurës do t’i paguajë shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke pasur parasysh propozimin e Prokurorisë dhe ndryshimet në Kodin Penal, gjykata solli vendim të ndërprerë procedurën penale kundër të akuzuarve Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski, për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’, si dhe kundër të akuzuarit Nikolla Gruevski për veprën penale ‘marrje e dhuratës dhe ndikim të kundër ligjshëm'”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Ilija Trpkov.


Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i N.P. “Rrugë Shtetërore”, Lupço Georgievski.

Rasti ka të bëjë me procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori