LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic i shënon Torinos në Kupën e Italisë

Sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic i shënon Torinos në Kupën e Italisë

Arijon Ibrahimovic, sulmuesi shqiptar e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Italisë mes Torinos dhe Frosinones.

Vetëm 17-vjeç, sulmuesi i huazuar në Itali nga Bayern Munich, tregoi personalitet dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 5-të.

Ai u gjend mirë në zonë dhe me një goditje precize brenda zone gjeti rrjetën për të hapur ndeshjen për 1-0.


Pastaj ndeshja u barazua në 1-1 nga çeku David Zima për të shkuar në vazhdime.

Ibrahimovic luajti deri në minutën e 78-të, ndërsa te Torino startues ishte Mërgim Vojvoda.

Kujtojmë se Ibrahimovic ende nuk e ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë në të ardhmen teksa ka tre mundësi, Kosovën, Shqipërinë dhe Gjermaninë, vendin ku ka lindur. /Telegrafi/