Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, gjersa ka folur lidhur me grevën e minatorëve të Trepçës, ka theksuar se në periudhën kur ka qenë zëvendësministër, ka pasur po të njëjtin rast.
Ai në Debat Plus ka shtuar se edhe pse minatorët kanë pasur vlerësime se janë shtyrë nga partitë politike, ai kishte vendosur të qëndrojë me ta në horizontet brenda Trepçës deri në zgjidhjen e problemeve.
Abazi ka thënë se në rast se dikush është duke i shtyrë minatorët tani të hyjnë në greva, me vullnetin dhe sinqeritetin e angazhimit, një person mund të gjejë një zgjidhje, pasi “minatorët në fund të fundit janë njerëz racionalë dhe kanë një arsye për të qëndruar atje”.
Në lidhje me reagimin e Qeverisë ndaj këtyre situatave, deputeti Abazi ka thënë se është e turpshme që Qeveria të formulojë faktin se këtu ka Këshill Grevistë dhe se ligji për greva nuk lejon këtë organizim të tyre.
“Kur kam qenë zëvendësministër një numër diku rreth 10 minatorë janë ngujuar në horizonte atje, në momentin kur janë ngujuar edhe pse kanë pasur vlerësim që janë bërë prej partive tjera për me kriju situatë kam shkruar kam qëndruar me ta deri e kemi zgjidhur problemin”.
“Edhe nëse dikush është duke i shtyrë të hynë atje nëse ka vullnet e sinqeritet të angazhimit njeri e nxjerr situatën, sepse ata në fund të fundit janë njerëz racional, të cilët kanë një arsye pse iu kanë bindu çfarëdo marrëveshje për të qëndruar atje. Është e turpshëm nga ana e Qeverise për me than që qëndrimi se këtu nuk ka këshill grevistë edhe ligji për greva nuk i lejon ata me organizu”, është shprehur ai.
Ai ka theksuar, megjithëse dikur ishte anëtar i Vetëvendosjes, sipas tij, kjo parti më nuk është e njëjta sikur ishte në opozitë.
“Nuk është kjo Vetëvendosja në të cilën unë jam anëtarësuar, tani rrjedhimisht unë mendoj që minatorët janë duke u përdorur me u zhvendos fokusi prej dështimit të madh të Asociacionit. E rrjedhimisht i bie që unë kur e kam përkrahur Vetëvendosjen kur ka gjuajtur gazë lotsjellës edhe ka qenë me kauzë kundër Asociacionit si pushtet i tretë, kundër Demarkacionit si humbje e tokës, unë edhe sot jam mbrapa këtyre kauzave”, ka deklaruar Abazi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend