LAJMI I FUNDIT:

Rritet presioni mbi Ten Hag: Lojtarët e Manchester United bëjnë të ditur qëndrimin e tyre

Rritet presioni mbi Ten Hag: Lojtarët e Manchester United bëjnë të ditur qëndrimin e tyre

Tensionet thuhet se po ziejnë brenda skuadrës së Manchester United  pas fillimit të tmerrshëm të sezonit të ekipit nën drejtimin e  Erik ten Hag.

Sipas MEN, ka një shqetësim në rritje mes disa lojtarëve të United. Mediumi shton se ka “shqetësim në rritje për menaxhimin e Ten Hag dhe ka pakënaqësi midis lojtarëve të caktuar ndaj shokëve të skuadrës”.

“Disa lojtarë nuk janë të impresionuar gjithashtu me drejtimin e përgjithshëm të klubit pasi rishikimi i tij strategjik hyn në muajin e 12-të”.


Sa do t'i kushtonte Manchester United shkarkimi i Ten Hag
Lexo po ashtu Sa do t'i kushtonte Manchester United shkarkimi i Ten Hag

United u eliminua nga Carabao Cup të mërkurën mbrëma pasi humbi 3-0 në shtëpi nga Newcastle, vetëm tre ditë pasi u mund në derbin e Mançesterit me të njëjtin rezultat.

Ata tashmë kanë humbur pesë ndeshje në shtëpi tashmë këtë sezon, dhe kanë pësuar tetë humbje gjithsej, duke i lënë të tetat në tabelë, jashtë një gare kupe, dhe në rrezik për të mos arritur në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ten Hag ka shumë gjasa që të shkarkohet deri në fund të këtij viti, nëse vazhdon me këtë formë, derisa Man United duhet të paguajë mbi 20 milionë euro për largimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori