Në 34-vjetorin e rënies së dy heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot kanë bërë nderime te varrezat e heronjve në lagjen “Velania” të Prishtinës.
Duke i kujtuar me mall e krenari dy dëshmorët e kombit, kryeministri Kurti tha se Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur jo vetëm të popullit tonë, “deri në frymën e fundit’’.
“Punuan bashkë, vepruan bashkë për çlirim e për bashkim, për liri e për drejtësi deri në frymën e fundit dhe porsi Rexhep Mala e Nuhi Berisha pesë vjet para tyre, dhanë jetën për Kosovën, për kombin shqiptar”, tha kryeministri Kurti.
“Edhe para Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne e kemi pasur çlirimtaret, edhe para dëshmorëve të fundit të luftës së fundit, ne kemi pasur dëshmorë të kombit, të cilët kanë qenë paravajtës të qershorit të vitit 1999.
Afrimi dhe Fahriu janë sinonim i asaj shprehjes së mirënjohur jo vetëm të popullit tonë ‘deri në frymën e fundit’.
Punuan bashkë, vepruan bashkë për çlirim e për bashkim, për liri e për drejtësi deri në frymën e fundit dhe porsi Rexhep Mala e Nuhi Berisha pesë vjet para tyre, dhanë jetën për Kosovën, për kombin shqiptar. Andaj, ne sot i kujtojmë me shumë mall dhe krenari.
Lavdi, Afrimit, Fahriut dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha ai.
Ndërkaq, kryeparlamentari Konjufca duke vlerësuar lart veprën e tyre heroike për çlirimin e Kosovës, tha se Afrimi dhe Fahriu janë pararendës së luftës çlirimtare dhe se me aktin e tyre heroik dhanë porosinë se liria nuk arrihet pa luftë.
“Ata e dhanë porosinë dhe shembullin më të vlefshëm se okupatori nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë. Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë që ata po nderohen dhe vlerësohen gjithmonë. Ne jemi këtu edhe me kryeministrin e Kosovës, me familjarët e dëshmorëve dhe me bashkëpunëtorët e tyre për t’i nderuar ata”, tha Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova