Fituesit dhe humbësit më të mëdhenj – në “apokalipsin e ardhshëm në vendet e punës” që mund të shkaktojë Inteligjenca Artificiale
Ndërsa “cunami” i Inteligjencës Artificiale ka përfshirë “botën e punëve me jakë të bardhë” dhe ka prekur rrënjësisht qindra miliona vende pune, gati 1 miliard punëtorë në mbarë botën do të preken dhe 14 milionë vende pune do të zhduken.
Dhe telashet nga Inteligjenca Artificiale janë vetëm një nga ndryshimet kryesore strukturore që do të përcaktojnë ekonominë amerikane gjatë disa dekadave të ardhshme.
Por ndërsa amerikanët e moshuar dalin në pension në një numër masiv dhe lënë pas vende pune të hapura, dhe ndërsa kërkesa për kujdes shëndetësor, energji të gjelbër, prodhim të teknologjisë së lartë dhe ndërtim rritet, vendet e punës “me jakë blu” do të shohin një lulëzim të konsiderueshëm, parashikon Emil Skandul, autor i shkrimeve për teknologjinë dhe ekonominë urbane, dhe një bashkëpunëtor i Institutit Tony Blair.
Kështu, sipas tij, ChatGPT nuk do të zëvendësojë infermieren që kujdeset për ju në spital ose punëtorin e ndërtimit që rimodelon kuzhinën tuaj, shkruan ai në Business Insider, përcjell Telegrafi.
Në këtë drejtim, thotë ai, sot, ka një ndryshim shpresëdhënës për vendet e punës amerikane.
Ndërsa punëtorët luftojnë për punët që po zhduken me shpejtësi, industri të tilla si prodhimi i gjysmëpërçuesve kanë problemin e kundërt – shumë vende pune për t’u mbushur, thekson Emil Skandul.
Madje, gjatë dekadës së ardhshme, Byroja e Statistikave të Punës në SHBA parashikon se profesionet me rritje më të shpejtë do të jenë në kujdesin shëndetësor, transport, energji të rinovueshme dhe prodhim të teknologjisë së lartë.
Në këtë drejtim, gati gjysma e rritjes së vendeve të punës do të vijnë nga sektorët e kujdesit shëndetësor dhe të mbështetjes sociale.
Deri në vitin 2032, një në gjashtë punëtorë të rinj do të jetë ndihmës i shëndetit në shtëpi ose i kujdesit personal.
Pos kësaj, ndërtimi, i cili ka shtuar 15,000 vende pune në muaj gjatë vitit të kaluar, ka gjithashtu hapësirë për të vazhduar zgjerimin, parashikon Skandul, përcjell Telegrafi.
Veç këtyre, thotë ai, gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa industria globale e gjysmëpërçuesve pritet të arrijë në 1 trilion dollarë, do të shtohen edhe 50,000 vende të tjera pune amerikane për role të tilla si montues elektrikë dhe teknikë industrialë.
Po ekonomia?
Disa barometra ekonomikë tregojnë gjithashtu përmirësime të qëndrueshme që ka të ngjarë të vazhdojnë.
Gjatë dekadës së fundit, shkalla e varfërisë në Amerikë ka rënë nga 14.8% në 11.5%. Vlera neto e një familjeje mesatare në 50% të fundit të amerikanëve është më shumë se 45% më shumë se para pandemisë.
Ai parashikon gjithashtu, se nëse shmanget një recesion, vazhdimi i një tregu të ngushtë pune do të vazhdojë të rrisë pagat, të ulë më tej shkallën e varfërisë dhe të rrisë të ardhurat e familjeve dhe vlerën neto.
Këtyre i shtohet edhe adoptimi i AI, i cili ka të ngjarë të rrisë këto vende pune, duke çuar në rritje më të lartë të produktivitetit gjatë dekadës së ardhshme.
Andaj, vlerëson ai, rritja e produktivitetit të punës në industrinë e ndërtimit do të ishte një ndihmë për rritjen ekonomike pasi mungesa e banesave mbetet një nga çështjet më urgjente për amerikanët.
Kush është i sigurt nga IA?
Në një raport të fundit të përbashkët të Forumit Ekonomik Botëror me Accenture, 19,000 detyra individuale në afro 900 profesione u analizuan për sa mund të ndikoheshin nga AI, tregon Emil Skandul, përcjell Telegrafi.
Gjetjet ishin mjaft të drejtpërdrejta: Punët me një shkallë të lartë ndërveprimi personal dhe detyra fizike jo rutinë u përballën me sasinë më të vogël të prekjes nga AI.
Gjithashtu, edhe projeksione të tjera të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës dhe McKinsey kanë ardhur në përfundime të ngjashme.
“Ajo që karakterizon vendet e punës te punët fizike që janë të sigurta për pesë ose 10 vitet e ardhshme janë gjërat që janë në një mjedis fizik të paparashikueshëm”, ka thënë Kweilin Ellingrud, një drejtor i Institutit Global McKinsey.
Thënë më tej, punë të tilla si instalues i ajrit të kondicionuar, mësues dhe parukier – punë që nuk janë rutinë – do të jenë relativisht të pagoditura gjatë pesë deri në 10 vitet e ardhshme.
Një hulumtim i udhëhequr nga OpenAI zbuloi se 4% e punëtorëve, duke përfshirë piktorët, marangozët dhe të tjerë, kishin zero detyra që mund të ndikoheshin nga IA.
Dhe edhe pse teknologjia mund të depërtojë më shumë nga këto role, ato në thelb nuk mund të zëvendësohen nga makinat.
Në vend që të zëvendësojë këto punë, IA ka të ngjarë të përfitojë role specifike duke e bërë më të lehtë kryerjen e pjesëve më rutinore të punës.
Infermierët, për shembull, mund të shpenzojnë më pak kohë për të mbledhur dhe futur informacion në një sistem të të dhënave mjekësore.
Në mënyrë të ngjashme, industria e ndërtimit mund të përfitojë nga teknologjia e re si dronët e IA për të bërë inspektime ose sensorë të IA që matin gjërat, duke i liruar punëtorët të bëjnë më shumë gjëra të tjera.
Sidoqoftë, “punët me jakë blu” nuk janë vetëm ato të sigurta nga ndikimi i IA, por edhe fizikisht më të sigurta me teknologjinë.
Për shembull, miratimi i IA në vendin e punës mund të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë nëpërmjet monitorimit në kohë reale të rreziqeve dhe sinjalizimeve për çështjet e pajisjeve ose lëndimet.
Çdo vit në SHBA ka 2.7 milionë lëndime në vendin e punës dhe mbi 5000 vdekje si rezultat i aksidenteve në vendin e punës, kështu që çdo përmirësim do të ishte i rëndësishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl – krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Huawei së shpejti me një telefon të avancuar në SHBA?
Mbështetësit e Trumpit duan të protestojnë përpara zyrave boshe të Twitter
iPhone, 5 vjet pas lansimit
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj