LAJMI I FUNDIT:

Të pranishmit në një festë në Australi, menduan se polici i pashëm ishte një striptist

Të pranishmit në një festë në Australi, menduan se polici i pashëm ishte një striptist

Një oficer policie i cili kishte shkuar për të ndërprerë një festë të zhurmshme, “u skuq” në fytyrë pasi të pranishmit aty menduan se ai ishte striptist.

Ai po qëndronte i çuditur pranë derës, derisa gratë e rrethuan atë duke e filmuar e disa madje brohorisnin termin: “Striptist”, transmeton Telegrafi.

Polici po buzëqeshte nën siklet derisa fliste me të pranishmit.


“Kur policia erdhi për ta ndërprerë festën, por të gjithë menduam oficeri se ishte striptist”, thuhej në mbishkrimin e videos.

Ngjarja thuhet se ndodhi në Australi. /Telegrafi/