LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeshefi i KPM-së Luan Latifi në gjykatë: “Fjala para dhe ryshfet nuk janë përmendur asnjëherë”

Ish-kryeshefi i KPM-së Luan Latifi në gjykatë: “Fjala para dhe ryshfet nuk janë përmendur asnjëherë”
Foto: Arkiv

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën gjatë dhënies së mbrojtjes ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, i cili po akuzohet për marrje ryshfeti, tha se në takimet që ka pasur me të dëmtuarin Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”, paratë nuk janë përmendur asnjëherë.

“Në takimin e dytë me Elhamin fjala pare, shuma 25 mijë euro, ryshfeti apo të ngjashme që pretendohet të inkriminohem në ketë vepër nuk është përmend asnjëherë dhe kurrë”, tha Latifi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza e ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të KPM-së dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.


Për të akuzuarin Arben Bilalli, ish-drejtorin e Administratës të KPM-së, gjykata ka shqiptuar dënim prej 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë, pasi që i njëjti ka pranuar fajësinë në seancë fillestare.

Gjatë seancës së sotme Latifi shtoi se në takimin e dytë me të dëmtuarin kryesisht është diskutuar rreth problemit me taksën dhe se qasja e të dëmtuarit ka qenë sikur kërkon ndihmë dhe sqarime rreth problemeve me taksën.

Mirëpo i akuzuari Latifi tha se të dëmtuarit i ka premtuar siguri dhe mbështetje brenda kornizës ligjore për çfarëdo çështje që mund të ndërlidhet me KPM-në, mirëpo asnjëherë premtim apo përkrahje që i njëjti të veprojë kundërligjshëm.

Lafiti tha se gjatë kësaj bisede i dëmtuari e ka pyet dy herë radhazi “çka mundemi me i ndihmu njeri tjetrit”?, mirëpo përgjigja e tij ka qenë, “asgjë fare, por nëse je në rregull me raportimet, komunikimet në raport me taksen nuk ke nevojë me u brengosë, që dikush mundet me të bo pengesa. Por nëse mungojnë komunikimet që nuk është raportu gjendja faktike ashtu siç parashihet në rregullore dhe ligje të KPM-së, edhe burimi vllau jem me qenë nuk mund të ndihmoj”.

Ndërkaq, në pyetjen e prokurorit Zef Prendercaj nëse i njëjti ka fituar materialisht nga i dëmtuari, i akuzuari tha se nuk ka përfituar asgjë.

“As që kam qenë në njohuri se le më me fitu diçka”, tha Latifi.

Latifi ka thënë se i dëmtuari Haziri ka pas kontakte të shpeshta edhe me drejtorin e zyrës ligjore të KPM-së për shkak të natyrës se punës por edhe për shkak të raportit të tyre shoqëror.

“Shpesh kemi pas debate profesionale me drejtorin ligjor dhe kur vinte në shprehje operatori “Telkos” jo vetëm përpara meje por edhe në prani të kolegeve tjerë të zyrës paraqitej si avokat i “Telkosit” dhe jo zyrtar i KPM-se”, ka thënë Latifi.

Tutje i akuzuari ka shtuar se të dëmtuarit Haziri i ka thënë të mos ia vështirësoj punët brenda zyrës “I kom than Elhami të lutem mos mi keqpërdor koleget/ stafin me theks te drejtori ligjor në çfarëdo forme sepse po më vështirësohen punët brenda zyrës”.

Ndërkaq, gjatë parashtrimit të pyetjeve nga ana e përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokati Naim Rudari, ish- kryeshefi i KPM-së Luan Latifi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për tu mbrojtur në heshtje.

Pas këtyre deklarimeve me kërkesë të prokurorit Prendrecaj seanca e sotme është shtyrë për datë 7 dhjetor në mënyrë që i njëjti të përgatisë fjalën e tij përfundimtare lidhur me rastin.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Në aktakuzë thuhet se kyryshfet ishte pranuar nga ana e të akuzuarve me qëllim që kompanisë “Telkos”, të mos i shqiptohet gjobë për shkak se e njëjta kishte bërë shkelje ligjore duke bërë shtrirje të rrjetit në disa vende për të cilat nuk e kishte njoftuar KPM-në.

Sipas aktakuzës, Bilalli më 24 qershor 2021, ishte takuar në zyrën e tij me pronarët e kësaj kompanie, Elhami Haziri, Enver Berisha dhe Ymer Kurtolli, të cilëve iu kishte kërkuar 20 mijë euro ryshfet, duke iu thënë se këtë shumë të parave po e kërkonte i akuzuari Latifi.

Por, pasi i dëmtuari Haziri i kishte thënë që nuk e kishte këtë shumë, të njëjtit kishin arritur të merren vesh që për fillim të japin 10 mijë euro, ku në atë moment sipas prokurorisë, i akuzuari Bilalli i kishte shkruar të akuzuari Latifi “nuk po lëshon veç 10”, dhe më pas më 29 qershor 2021, i akuzuari Bilalli ishte takuar me të dëmtuarin Haziri.

Sipas prokurorisë, të dy ishin takuar në restorant “Garden”, në Gjilan, dhe pasi i dëmtuari Haziri i kishte dhënë 8 mijë euro, kishte kërkuar nga i akuzuari Bilalli të kontaktojë të akuzuarin Latifi për tu bindur se ky i fundit e kishte marrë vesh se paratë janë dhënë.

Pas kësaj, prokuroria po pretendon se duke u zbatuar masat e fshehta dhe nën vëzhgim të policisë, i akuzuari Bilalli në prezencë të të dëmtuarit Haziri i kishte telefonuar të akuzuarit Latifi duke i thënë “kreva punë dhe tash po eci”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bilalli shumën prej 8 mijë euro e kishte pranuar në një zarf dhe ishte nisur në drejtim të Prishtinës, ku rrugës ishte ndaluar nga policia të cilët ia kishin gjetur shumën prej 8 mijë euro dhe ia kishin sekuestruar.

Për këto veprime, dy të akuzuarit thuhet se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet. /BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori