LAJMI I FUNDIT:

Shkon në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Gjermani

Shkon në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Gjermani

Ka shkuar në katër numri i shqiptarëve që humbën jetën në një aksident të rëndë në një kantier të madh ndërtimi në Hafen City të Hamburgut.

Të hënën ishte njoftuar fillimisht për tre persona të vdekur, e që thuhej se janë me nacionalitet bullgar.


Mirëpo, Policia ka njoftuar se të gjithë të vdekurit dhe po ashtu një i lënduar rëndë janë shtetas shqiptarë.

Siç raporton Tagesschau, zjarrfikësit dhe ekipet e tjera të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të bëjnë gjithçka.

Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërsa ky nuk është aksidenti i parë që ka ndodhur në kantiner ndërtimi në këtë zonë.

Sipas Tagesschau, muajin e kaluar, me 2 shtator katër punëtorë ranë nga skelat në një aksident të ngjashëm në një kantier ndërtimi në urat Elba të Hamburgut jo shumë larg Hafen City.

Po ashtu në qershor, disa shishe gazi kishin shpërthyer në zjarr në një kantier tjetër ndërtimi në Überseequartier.

Dhe në prill 2020, dy punëtorë u lënduan rëndë nga rënia e komponentëve në një kantier ndërtimi në Zweibrückenstrasse në Hafencity./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori