LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 1996, The Simpsons parashikuan se si do të zhvillohej lufta midis Fury dhe Ngannou

Në vitin 1996, The Simpsons parashikuan se si do të zhvillohej lufta midis Fury dhe Ngannou

Në fundjavën që lamë pas, të gjithë adhuruesit e boksit shijuan meçin mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou, në të cilin kampioni aktual botëror i boksit mposhti ish-kampionin e UFC-së.

Fury festoi pas vendimit të gjyqtarëve, i cili shkaktoi polemika të mëdha.


Në dy raundet e para, Fury kontrolloi ndeshjen dhe grumbulloi pikë me goditje nga distanca, dhe më pas në raundin e tretë, Ngannou bëri një goditje të fuqishme me të majtën që e dërgoi Furyn në dysheme dhe e tronditi rëndë.

Fury u ngrit disi dhe vazhdoi të boksojë dhe në fund pas dhjetë raundesh fitoi me vendim të gjyqtarëve.

Dhe ndërsa disa besojnë se Ngannou e ka merituar fitoren, ata që besojnë se rezultati i përleshjes ishte i paracaktuar gjetën “prova” për këtë në serialin e animuar “The Simpsons”.

Në episodin e tretë të sezonit të tetë të “The Simpsons”, i cili u shfaq më 10 nëntor 1996, Homeri lufton kundër Drederick Tatum.

Homeri, një djalë i bardhë tullac me një bark të madh, i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme Furyt, merr shumë goditje në ring, por në fund të episodit ai fiton.

Tatum, personazhi i të cilit është frymëzuar nga Mike Tyson, është grushtuesi më i fortë në botë dhe kjo mjaftoi për ta krahasuar atë me Ngannou.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit citojnë shumë ngjarje nga “The Simpsons” si parathënie të asaj që po ndodh në botën reale, një nga më të fundit është tragjedia që vrau ekuipazhin e nëndetëses Titan./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori