LAJMI I FUNDIT:

Sherri me grushte në Kuvendin e Shqipërisë, PS do të kërkojë përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës

Sherri me grushte në Kuvendin e Shqipërisë, PS do të kërkojë përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës

Burime pranë grupit parlamentar të Partisë Socialiste thonë se do të kërkojnë përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës pas sherrit të së hënës pasdite në Kuvendin e Shqipërisë, ku pati edhe përleshje fizike.

Të hënën, deputeti Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij.

“Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati një ditë më pas duke komentuar episodin e shëmtuar.


Grushte në Kuvendin e Shqipërisë, "Sali Berisha kishte paralajmëruar për një skenar të tillë"
Lexo po ashtu Grushte në Kuvendin e Shqipërisë, "Sali Berisha kishte paralajmëruar për një skenar të tillë"

Ky konflikt politik nuk është një rrufe në qiell të pastër, pasi prej javësh, kërkesa e grupit të PD-së hidhen poshtë nga socialistët, të cilët njoftuan se do të kenë sërish të njëjtën qasje.

Seanca e radhës plenare është parashikuar, ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e akteve pa diskutime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori