LAJMI I FUNDIT:

Policia ka kryer kontrolle në tregjet Bita Pazar, Çento dhe Tetovë, konfiskohen mallra

Policia ka kryer kontrolle në tregjet Bita Pazar, Çento dhe Tetovë, konfiskohen mallra

MPB njofton se sot ka kryer kontrolle në tregjet e Bit Pazarit, Metodija Andonov Çento në Shkup dhe në Tetovë.

“Sot (30.10.2023) zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Krim Ekonomik dhe Korrupsion dhe Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar në koordinim me doganierët nga Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut në disa lokacione në Shkup kanë zbatuar masa dhe aktivitete për ndalimin e kontrabandës me mallra të akcizës dhe shmangien e detyrimeve për shitjen e duhanit të prerë dhe produkteve të duhanit pa akcizë.

Gjatë kontrollit në Bit Pazar në Shkup, është konstatuar se disa persona fizikë në tezga të improvizuara kryejnë shitje të paligjshme të duhanit të prerë, duke shmangur pagesën e akcizës, si dhe një sasi të madhe mjetesh piroteknike, të cilat janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj personave do të dorëzohet kallëzime përkatëse, si dhe gjoba nga inspektorët e tregut.


Nga pesë persona fizikë të cilët shisnin në tezga të improvizuara para tregut të gjelbër në Tetovë, si dhe dy personave në tregun në lagjen Metodija Andonov Çento në Shkup, iu konfiskuan sasi e madhe e duhanit të prerë dhe cigareve. Nga Tregu i Gjelbër në Shkup janë sekuestruar rreth 180 kilogramë duhan të prerë, për të cilin do të vijojnë edhe parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Lajme
Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori