LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas takimit me Ursula von der Leyen: Qytetarët e Kosovës nga 1 janari udhëtojnë pa viza

Osmani pas takimit me Ursula von der Leyen: Qytetarët e Kosovës nga 1 janari udhëtojnë pa viza

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani para mediave ka thënë se në takim kanë biseduar për planin e BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor, dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Takimi ynë u fokusa në planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor, të cilin e prezentoi presidentja. Krahas kësaj kisha mundësinë ta informojë Ursula von der Leyen për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe angazhimet tona”, tha ajo.

Tutje, presidentja tha se planin për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla.

“Planin gjithëpërfshirës i bazuar në katër shtylla shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian. Ky plan parasheh mbështetjen e BE-së përmes rritjes së asistencës financiare për reformat që duhet ndërmarrë. Në takim shpreha falënderimin që i dhanë epilog procesit të vizave, ku nga janari qytetarët do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen”, u shpreh presidentja.

Osmanit tha se e Kosova ka qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO, derisa kërkoi mbështetjen e Ursula von der Leyen për procesin.

“Kërkova po ashtu të largohen masat ndëshkuese nga BE”, tha ndër tjera ajo.

Presidentja po ashtu njoftoi se në takim ka folur edhe për sulmet terroriste të Serbisë ndaj Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori