LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga konflikti i Mark Frrokut në Durrës, shkak pronat e kishës dhe pretendimi i banorëve

Detaje nga konflikti i Mark Frrokut në Durrës, shkak pronat e kishës dhe pretendimi i banorëve

Policia e Shtetit ka dhënë informacione zyrtare lidhur me përplasjen fizike në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës ku i përfshirë ishte edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive pronësie dhe në pranga kanë përfunduar tetë shtetas. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.


Konflikti me palën tjetër ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet mbi një pronë, në një nga zonat më të “lakmuara” në Durrës, te Kepi i Rodonit.

Të dyja palët pretendojnë pronësinë për shkak se janë të pajisura me certifikatë pronësie.

Nga pala tjetër u arrestuan shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka njofton policia.

Gjithashtu u hpall në kërkim shtetasi Besnik Toma, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Ndërkohë në gjëndje të lirë është proceduar shtetasi Ndue Sokoli për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.

Përleshje në Durrës, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku
Lexo po ashtu Përleshje në Durrës, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Mark Frroku dhe përfaqësuesit e kishës akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Ndërkohë të arrestuarit nga pala tjetër akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”;

“Ditën e djeshme, shtetasit B. K., E. R., O. R., Y. R., banorë të fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit N. S., M. F., A. L., P. D. dhe M. L., përfaqësues të kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një sipërfaqeje toke në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si pasojë e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes një gëzhojë arme zjarri. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi B. T.

Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori