LAJMI I FUNDIT:

Gary Neville kritikon Antonyn për mungesë të disiplinës gjatë derbit të Mançesterit

Gary Neville kritikon Antonyn për mungesë të disiplinës gjatë derbit të Mançesterit

Gary Neville e kritikoi sulmuesi brazilian Antony për paraqitjen e tij gjatë derbit të Mançesterit.

Manchester City mposhti Manchester United 3-0 në “Old Trafford”, pas dygolëshit të Haaland dhe një tjetër të Phil Foden.

Por përveç rezultatit të thellë që ra në sy, gjatë zhvillimit të ndeshjes pati një moment të pakëndshëm ku i përfshirë ishte anësori Antony.


Braziliani i cili u fut në lojë në pjesën e dytë, bëri një ndërhyrje të ashpër tek Jeremy Doku i mysafirëve në mintuën e 92-të.

Kur Doku më pas u përball me Antonyn, ylli i United me shumë nervozizëm goditi dorën e tij.

Ndonëse, ai u ndëshkua me karton të verdhë për atë gjest, tifozët në rrjetet sociale shprehën mendimin se ai duhej të përjashtohej nga loja me të kuq.

Një tjetër që ishte i zemëruar me sjelljen e Antonyt ishte edhe ish-lojtari i Man United, Gary Neville.

“Antony sapo bëri një goditje tek Doku. Man Utd ka humbur disiplinën e tyre dhe kjo fillon që nga kapiteni i tyre. Qesharake dhe e turpshme nga Antony, unë thjesht do ta përjashtoja atë”, u shpreh Neville nga studio e Sky Sports.

City është në vendin e tretë, pasi ka fituar tani gjashtë nga tetë derbit e fundit në të gjitha garat, ndërsa United është në vendin e tetë, tashmë tetë pikë larg pozitës që të siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori