LAJMI I FUNDIT:

Adele ndalon shfaqjen në Las Vegas për të nderuar Matthew Perry me një fjalim emocional para fansave

Adele ndalon shfaqjen në Las Vegas për të nderuar Matthew Perry me një fjalim emocional para fansave

Adele mori një moment në shfaqjen e saj në Las Vegas për të nderuar aktorin e ndjerë Matthew Perry pas vdekjes së tij tronditëse të shtunën (28 shtator).

“Do ta mbaj mend atë personazh për pjesën tjetër të jetës sime”, tha këngëtarja e “Hello” për yllin e “Friends” – i cili luajti Chandler Bing në serialin hit.


Perry vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshë 54-vjeçare.

Foto: Getty Images

Këngëtarja e “Someone Like You” – gjithashtu foli për luftën e Perryt me varësinë nga droga dhe alkooli.

“Ai ishte kaq i hapur me betejat e tij me varësinë dhe largimin nga ajo. Gjë që unë mendoj se është tepër, tepër e guximshme”, tha artistja.

Adele, 35 vjeçe, lavdëroi komedianin e ndjerë që i solli “aq shumë gëzim” jetës së saj, pavarësisht se e njihte Perryn vetëm përmes ekranit.

Foto: AP

Ajo gjithashtu vuri në dukje se si personazhi i Perryt u bë një element kryesor në fëmijërinë e saj.

“Dhe ai do ta bënte atë gjatë gjithë kohës për të na bërë të qeshnim. Dhe nëse ndonjëri prej nesh do të kishte një ditë të keqe ose do të ndihej keq, ai thjesht do të pretendonte të ishte Chandler”, kujton këngëtarja.

Të gjitha lajmet nga Matthew Perry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Matthew Perry

“Dhe po, thjesht dua të them se sa shumë e dua atë që ai bëri për të gjithë ne. Sidomos atë që ai bëri për mua”, tha Adele.

“Një nga personazhet më të mirë komik të të gjitha kohërave. Dhe shpresojmë, tani, ai mund të prehet në paqe”, u shpreh ylli.

Foto: AP

Në Melburn, Australi, Charlie Puth gjithashtu mori një moment nga koncerti i tij për të nderuar aktorin.

Shumë yje, fansa dhe miq kanë reaguar ndaj lajmit për vdekjen e papritur të aktorit që prej lajmit të publikuar të shtunën.

Ndërsa detajet rreth shkakut të vdekjes së Perry janë ende gjerësisht të panjohura, TMZ raportoi të shtunën se nuk dyshohej për përfshirjen të lëndëve narkotike.

Të dielën, burime të zbatimit të ligjit i thanë medias se ilaçe të ndryshme me recetë u gjetën në shtëpinë e Perryt, duke përfshirë ilaçe kundër depresionit, kundër ankthit dhe ilaçe për sëmundje kronike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori