LAJMI I FUNDIT:

Man Utd pret Cityn në derbin e madh të qytetit, formacionet zyrtare

Man Utd pret Cityn në derbin e madh të qytetit, formacionet zyrtare

Manchester United do të përballet me Manchester Cityn në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të kampionit në fuqi, teksa kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive.

United ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe kërkon tre pikët për të vazhduar ngjitjen në elitën e futbollit anglez.


Ndërkohë Citizens synojnë të marrin tre pikët nga kjo përballje në mënyrë që të mos lejoj shkëputjen e Tottenham në krye të tabelës.

Tanimë dy trajnerët Erik ten Hag dhe Pep Guardiola kanë publikuar formacionet zyrtare për derbin e Manchesterit.

Formacionet zyrtare:

Man Utd: Onana, Dalot, Lindelof, Maguire, Evans, McTominay, Amrabat, B.Fernandes, Eriksen, Hojlund, Rashford.

Man City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Gvardiol, Rodrigo, Bernardo, Foden, Grealish, Alvarez, Haaland.

/Telegrafi/