LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha Netanyahu në postimin që e fshiu më pas, ku fajësoi inteligjencën izraelite për sulmin e Hamasit?

Çfarë tha Netanyahu në postimin që e fshiu më pas, ku fajësoi inteligjencën izraelite për sulmin e Hamasit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkoi falje të dielën dhe fshiu një postim në të cilin kërkonte të fajësonte zyrtarët e sigurisë për sulmin e papritur të 7 tetorit nga Hamasi.

“Kam gabuar. Gjërat që thashë pas konferencës për shtyp nuk duhet të ishin thënë dhe unë kërkoj falje për këtë”, ka thënë Netanyahu në X.

Ai u dha “mbështetje të plotë” krerëve të shërbimeve të sigurisë dhe atyre që luftojnë në vijën e parë të frontit. Së bashku do të fitojmë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, bëhet fjalë për një postim të shtunën vonë, përmes të cilit kryeministri pretendoi se nuk ishte paralajmëruar nga shefat e sigurisë për një sulm të afërt të Hamasit.

“… Në asnjë rrethanë dhe në asnjë fazë nuk u paralajmërua kryeministri Netanyahu për qëllimet e luftës të Hamasit”, lexohej në postimin origjinal në Twitter, i postuar pak pas orës 1 të mëngjesit me orën lokale.

Netanyahu "kaloi vijën e kuqe" - thotë lideri i opozitës izraelite
Lexo po ashtu Netanyahu "kaloi vijën e kuqe" - thotë lideri i opozitës izraelite

“Përkundrazi, të gjithë zyrtarët e mbrojtjes, duke përfshirë krerët e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Shin Bet, vlerësuan se Hamasi ishte i frenuar. Ky ishte vlerësimi i dorëzuar herë pas here kryeministrit dhe kabinetit nga të gjitha subjektet e mbrojtjes dhe komunitetet e inteligjencës deri në shpërthimin e luftës”, përfundonte deklarata e fshirë.

Komentet e tij, të cilat erdhën pas një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe ministrin Benny Gantz, nxitën kritika të ashpra.

Udhëheqësi i opozitës dhe ish-kryeministri Yair Lapid tha se “Netanyahu ka kaluar një vijë të kuqe” dhe se komentet e tij do të dobësonin ushtrinë.

Kreu i partisë së Unitetit Kombëtar Benny Gantz, i cili iu bashkua qeverisë së unitetit të Netanyahut pas sulmit të Hamasit, kritikoi gjithashtu deklaratën.

“Kur jemi në luftë, udhëheqja duhet të tregojë përgjegjësi, të vendosë të bëjë gjërat e duhura… Çdo veprim apo deklaratë tjetër dëmton aftësinë e popullit për të qenë bashkë dhe forcën e tyre. Kryeministri duhet të tërheqë deklaratën e tij”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Kryeministri rumun deklarohet rreth dërgimit të sistemit Patriot në Ukrainë

Kryeministri rumun deklarohet rreth dërgimit të sistemit Patriot në Ukrainë

Botë
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?

Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?

Amerika
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Kalo në kategori